Kompanitë që lëshojnë vetura me qira këto dy muaj janë në vlugun e madh të punës.
Ata po thonë se shpesh po duhet që t’i refuzojnë klientët për shkak të kërkesës së madhe që kanë.
Arsye kryesore e shtimit të kërkesave del të jetë ardhja e mërgimtarëve në vendlindje.
Çmimet e huazimit të veturave, për një ditë, janë nga 25 deri në 30 euro, për makina më ekonomike teksa ato luksozet arrijnë çmimin deri në 200 euro.