(E plotësuar 22:00) - Ka vdekur politologu Ramush Tahiri. Lajmin e ka bërë të ditur zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Rasim Selmanaj.
"Qenka ndarë nga jeta analisti e politologu kosovar, Ramush Tahiri. Shpirti i mikut tonë u preht në paqe!", ka shkruar ai në Facebook.
Tahiri kishte qenë këshilltar i ish-presidentes, Atifete Jahjaga, këshilltari Nexhat Dacit, kryeparlamentarit të parë të Kosovës, si dhe nënkryetar i Qeverisë në ekzil.
Ndërkohë, nesër do të mbahet mbledhje komemorative për nder të tij.
***
Ka vdekur analisti e politologu Ramush Tahiri.
Ai gjatë këtij viti kishte qenë i prekur me COVID-19.
Tahiri pas vetes ka lënë gruan, profesoreshën universitare, Lindita Tahiri dhe dy djemtë.
Ai qenë këshilltar politik i ish-presidentes së vendit, Atifete Jahjaga.
Mësohet se nesër do të mbahet mbledhje komomerative për nder të tij.