Është mbledhur dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, ku po diskutohet e votohet kryetari dhe asambleistët për kryeqytetin.
Aktualisht i vetmi kandidat në garën e brendshme është Arben Vitia, por ende nuk ka diçka zyrtare.
Votimin në këtë degë e ka konfirmuar edhe Mefail Bajçinovci.
Ai në llogarinë e tij në Facebook ka postuar një fotografi ku shihet duke e hedhur votën ne kuti.
"Duke e votuar kryetarin e ardhshëm të Prishtinës dhe asambleistët e LVV-së", ka shkruar ai.