Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ka reaguar për vdekjen e ish-këshilltarit e bashkëpunëtorit të saj, Ramush Tahiri.
Jahjaga ka thënë se me Tahirin kishte kaluar nëpër batica e zbatica politike gjatë kohës sa ishte presidente, përcjell Bota sot.
Ajo ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen dhe miqtë e Tahirit për humbjen e tij.
Reagimi i Jahjagës në Facebook:
Me pikëllim pranova lajmin për ndarjen nga jeta të mikut dhe ish-këshilltarit e bashkëpunëtorit tim, Ramush Tahiri.
Me Ramushin kaluam nëpër batica e zbatica politike gjatë kohës sa isha presidente e Republikës. E çmoja për maturinë e tij dhe besimin e palëkundur se mund të zgjidhen problemet edhe kur ato dukeshin të pazgjidhshme.
Na la një njeri i urtë, i sjellshëm dhe fisnik!
Ngushëllime familjes dhe miqve!