Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmil Limaj pas vdekjes së politologut Ramush Tahiri, ka shkruar se do ta kujtojmë përherë si njeri të urtë, të devotshëm e profesionist.
Limaj i shprehu ngushëllime familjes Tahiri dhe gjithë shoqërisë së të ndjerit.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e hershme të politologut, Ramush Tahiri. Analistin Ramush Tahiri do ta kujtojmë përherë si njeri të urtë, të devotshëm e profesionist.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Tahiri, miqve dhe gjithë shoqërisë së të ndjerit.”, ka shkruar Limaj.