Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës, Besnik Tahiri ka folur për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 17 tetor.
Tahiri në DPT te Fidani ka thënë se qytetarët e Prishtinës e kanë kohën të vendosin a dëshirojnë një kryetar me përvojë e të vendosur, siç e cilëson ai Daut Haradinajn apo e dëshirojnë “shkollën e njëjtë”.
Ai tha se Arben Vitia është “shkollë e njejtë” sikurse qeverisja e deritanishme në kryeqytet.
“Qytetari i Prishtinës është para një dileme. Arbeni është shkollë e njëjtë. Apo dojnë një kryetar që ka një përvojë menaxheriale e politike. Është shumë i hapur, i vendosur. Qytetari i Prishtinës e ka këtë vendim para vetës”, tha Tahiri.
Tutje ai tha se po e shijon shumë punën e tij para zgjedhjeve lokale dhe se ka mbështetje të jashtëzakonshme.
“U kënaqa, jom ka e shijoj kaq shumë këtë punë disa mujore. Mbështetjen e kam të jashtëzakonshme”, tha Tahiri.