Rreth 5500 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Aktuale

Rreth 5500 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 07:15
Ilustrim

Vazhdon rritja e numrit të rasteve aktive me koronavirus.

Ani pse javë më parë ky numër shënonte dyshifror, sot për sot kap shifrën 5493, kjo si shkak i rekordeve negative të shënuara ditëve të fundit, ku numri i të infektuarve po kalon njëmijëshin.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1128, nga 7424 testime, që kthyer në përqindje i bie 15% të numrit total të testimeve.

Më poshtë edhe raporti i plotë i 24 orëve të fundit, ndërsa IKSHPK-ja vazhdon me thirrjet “pro-vaksinim”.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.248 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës.

Deri më sot 192.503 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 7.424 testime, 1.128 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 46 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.009.

Në total numri i rasteve aktive është 5.493.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat