Qeveria e Kosovës i ka ndaluar pensionet për kontributin në luftën për çlirimin e Kosovës atyre veteranëve të cilët kanë të ardhura tjera.
Pro këtij vendimi të Qeverisë së Kosovës ka dalë familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit.
“Kosova nuk ka më shumë se 3000 veterane të vërtetë, të tjerët janë zhvatës dhe hajna të cilët i arsyeton çifti i komandant Çakorrit dhe Zhlebit për të qenë veteranë të rremë, me qëllim që atij dhe hajnave tjerë si ai tu japin votën”, shkruhet në Facebook.
Postimi i plotë:
Një hap tjetër institucional i Qeverise Kurti që është për tu përshëndetur. Ua paska ndaluar 'veteraneve' të luftës se Kosovës nga Shqipëria pensionet (plaçkat) . Kështu respektohet ligji.
Qeveria Kurti duhet edhe në Kosove që të ua ndaloj veteraneve të rremë plaçkitjen e fondeve, secili nga ne në familje kemi veterane të rremë nëse e dojmë shtetin dhe ardhmërinë në një Europë të integruar në duhet që t'i raportojmë veteranët e rremë .Kështu ndihmohet atdheu e kështu jetohet pa vjedhur buxhetin e shtetit.
Pastaj edhe të tjerët mësohen sesi të ndërtohet shteti pa hile e hajni.
Kosova nuk ka më shumë se 3000 veterane të vërtetë, të tjerët janë zhvatës dhe hajna të cilët i arsyeton çifti i komandant Çakorrit dhe Zhlebit për të qenë veteranë të rremë, me qëllim që atij dhe hajnave tjerë si ai tu japin votën.