“Albin Kurti dhe Arben Vitia po dezertojnë nga detyrat dhe përgjegjësitë që kanë marrë në pikun më të lartë të pandemisë COVID-19”.
Kështu ka deklaruar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, një ditë pasi Lëvizja Vetëvendosje zyrtarizoi ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, si kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës.
Sipas Haxhiut, me këtë vendim, kryeministri Kurti “po i braktisë 90.52% të qytetarëve të pa vaksinuar, sepse lufta për pushtet është prioritet i tij dhe jo beteja me pandeminë COVID-19 dhe vaksinimi i qytetarëve”.
“Shëndeti dhe jeta e qytetarëve nuk janë prioritet për Albin Kurtin dhe Arben Vitinë, por kolltuku i pushtetit të kryetarit të komunës së Prishtinës”, ka shkruar ai në Facebook.
“Kandidim i Arben Vitisë paraqet fytyrën e vërtetë të Albin Kurtit, që për të arritur të kolltukun e pushtetin është në gjendje të shkel mbi shëndetin dhe vdekjet nga COVID-19”.
Haxhiu tutje është shprehur se nuk po i dhimbset shëndetësia pse po ik “një menaxher i dobët, por po më dhimbset kryeqyteti çfarë kandidati po i ofrojnë”.
Deputeti i PDK-së ka theksuar se Vitia është dashur të shkarkohej për shkak të “dështimit në menaxhim të pandemisë COVID-19 vitin e kaluar për shkak të vdekjes së Agon Musliut, vendimeve anti Kushtetuese për karantinim, blerjeve të barnave dhe paisjeve mjekësore me çmime abuzive deri 3000% më shtrenjtë”.
“Këtë vit për shkak të dështimit në menaxhim të pandemisë COVID-19, për shkak të dështimit në vaksinim të qytetarëve, për shkak të dështimit në furnizim me barna nga Lists Esencial”, ka shkruar ndër të tjera ai.
“Arben Vitia i la me muaj të tërë me mijera pacientë insulin-varës pa insulin, për shkak se propozoi për kontratë ofertuesin më të shtrenjë për 400 mijë euro. Kontrata për blerje të barnave dhe paisjeve mjekësore me çmime astronomke janë nënshkruar nga Arben Vitia, me këto kontrata është vjedhë me çmime abuzive prej barnave deri në dorza e thasë të kufomave”.
Sipas tij, për dy herë në krye të MSH-së, Vitia ka qeverisur “me afera korruptive dhe nepotizëm”.
“Arben Vitia nuk arriti as që t’i adresoj problemet e shëndetësisë e lëre më të i zgjidhë ato. Problemet e shëndetësisë dhe të kryeqytetit nuk mundet me i zgjidhë një person që nuk ka qenë në gjendje që për vete, për gati 12 vite, të përfundoj specializimin e regjistruar në pulmologji”.