Situata brenda Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës, siç duket nuk është stabile.
Kjo pasi, kandidati i AAK-së për kryetar të komunës së Mitrovicës, Nehat Peci, është tërhequr nga gara zgjedhore, pak para fillimit të fushatës.
Këtë e ka bërë të ditur personalisht Peci, i cili tha se për arsye personale u tërhoqë nga kandidimi për zgjedhjet lokale.
“Të, nderuar ju njoftoj se për arsye personale, kam marrë vendim, që në menyrë të parevokushme të tërhiqem nga nominimi i kandidimit për kryetar të komunës së Mitrovicës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021!”, deklaroi Peci, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Të, nderuar ju njoftoj se për arsye personale, kam marrë vendim, që në menyrë të parevokushme të tërhiqem nga nominimi i kandidimit për kryetar të komunës së Mitrovicës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021!
Faliminderit të gjithve!