LDK ia merr asambleistin Nismës

Aktuale

LDK ia merr asambleistin Nismës

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 13:42
Safet Kamberi, Shyqyri Peci

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka marrë seriozisht garën për Mitrovicën.

Kryetari i degës së LDK-së, Safet Kamberi, ka konfirmuar se atyre u është bashkuar asamblisti i Nismës, Shyqyri Peci.

Kamberi ka thënë se Peci do të kandidojë në listën e LDK-së.

Postimi i plotë:

E kam mirëpritur sot në radhët tona, mikun tim Shyqyri Peci, me të cilin do të rrugëtojmë bashkë tash e tutje.

Shyqa ishte asambleist nga radhët e Nismës në këtë mandat, gjatë bashkëpunimit që kishim në asamble kam vlerësuar shumë devotshmërinë e tij për të shërbyer në interes të qytetarëve.

Shyqa do të garon ne këto zgjedhje si pjesë e listës tonë kualitative.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat