Një ushqim kancerogjen që është importuar në Kosovë, ka ngritur alarmin e kryetarit të Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti.
Është vaji i Palmës, 6.6 milionë kilogram prej të cilit sipas Kurtit janë importuar në Kosovë.
Vlera totale e këtij importimi është 4.7 milionë euro.
Kurti ka kërkuar nga Qeveria që urgjentisht të ndalojë hyrjen e këtij vajit në tregun e Kosovës.
Postimi i plotë:
USHQIMET QË PO NA VRASIN NË HESHTJE!
Shqiptarët po blejnë bashkë me ushqimet edhe sëmundjet.
Vaji i Palmës i cili është cilësuar si vaj kancerogjen në Kosovë janë importuar 6.6 milionë kilogram me vlerë prej 4.7 milionë euro vetëm gjatë vitit 2019 dhe 2020!
Industria e ushqimit e përdorë Vajin e Palmes për të prodhuar llojë llojë produkte ushqimore: gjalb, çokolada, ëmbëlsira të ndryshme, keksë etj.
Kontrolli i cilësisë së ushqimeve është thuajse inekzistent.
Qeveria Kurti duhet urgjentisht ta ndalojë hyrjen e Vajit të Palmës në tregun e Kosovës përndryshe qytetarët do ta paguajnë me shëndetin e tyre.