Vlora Çitaku nga PDK ka kritikuar ministrin e shëndetësisë, Arben Vitinë, për rritje e rasteve në Kosovë.
Sipas saj, ministri duhet urgjentisht ta decentralizojë dhe thjeshtëzojë procesin e vaksinimit duke ofruar shërbime edhe në qendrat e mjeksisë familijare, si dhe nëpër qendra mobile.
Statusi në Facebook:
Mbi 1300 raste të reja sot me COVID.
Për kokë banori, Kosova ka shkallën më të lartë të infektimeve, dhe shkallën më të ultë të vaksinimit në Evropë.
Ministri i Shendetesise, ne vend se te dorezohet para gjendjes alarmante dhe t'i le te vetmuar punetoret shendetesore dhe qytetaret per te garuar ne zgjedhje lokale, duhet urgjentisht ta decentralizojë dhe thjeshtëzojë procesin e vaksinimit duke ofruar shërbime edhe në qendrat e mjeksisë familijare, si dhe nëpër qendra mobile.
Asgjë nuk është më i rëndësishëm se shëndeti publik. Kjo lloj apatie nga ana e institucioneve është e papranueshme.