Qytetari i kërkon Ramës të ruajë Kosovën nga Serbia, kryeministri thumbon Kurtin: Tani duhet të ruhet nga ...

Aktuale

Qytetari i kërkon Ramës të ruajë Kosovën nga Serbia, kryeministri thumbon Kurtin: Tani duhet të ruhet nga ...

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 08:36
Edi Rama, Albin Kurti

Që prej ndërmarrjes së nismës së Minishengenit Ballkanit, i emërtuar së fundmi si “Ballkani i Hapur”, iniciativë që Kosova ka refuzuar t’i bashkohet, në Facebook-un e kryeministrit Edi Rama kanë vërshuar me qindra komente.

Së fundmi, një qytetar i bën thirrje kryeministrit shqiptar që ta ruajë Kosovën nga thundra kërcënuese e Serbisë.

Rama, i cili shpesh ndërvepron me komentuesit e tij, kundërpërgjigjet duke thënë se Kosova e ka fituar betejën me Serbinë falë aleatëve të mëdhenj e se tani duhet vetëm të ruhet nga thundra e frikës prej ballafaqimit me sfidat e paqes. Duke hedhur kunja ndaj Albin Kurtit, por edhe paraardhësve të tij, kryeministri shkruan se Kosova e ka humbur respektin ndërkombëtar.

Ja replika:

Komentuesi: Ruaje Kosovën që është tani nën thundrën kërcënuese Serbisë. Ajo është detyra jote

Edi Rama: Kosova e ka fituar luftën me Serbinë falë aleatëve tanë të mëdhenj, tash duhet të ruhet nga thundra e frikës prej ballafaqimit me sfidat e paqes, që prej disa vitesh po e izolon e po e bën të humbas shumë prej respektit ndërkombëtar që gëzonte vite më parë!

Image
Replikat në Facebook
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat