Kadri Rahimaj do të kandidojë për të parin e komunës së Dardanës.
Kështu është vendosur nga qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Dardanë.
Pas zyrtarizmit si kandidat për kryetar të Dardanës, Rahimaj u është drejtuar qytetareve të kësaj komune përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të komunës së Dardanës,
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Dardanë, pas një procesi të brendshëm zgjedhor dhe demokratik e ka përkrahur kandidaturën time për kryetar të komunës.
Nga këtu, dua që të falënderoj të gjithë aktivistët e qendrës sonë dhe strukturat udhëheqëse për mbështetjen dhe besimin e tyre.
Dardana meriton të qeveriset nga Lëvizja VETËVENDOSJE!