332 raste të reja me koronavirus në Kosovë, të kësaj grupmoshe

Aktuale

332 raste të reja me koronavirus në Kosovë, të kësaj grupmoshe

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

Grupmoshat e reja vazhdojnë të jenë më të prekura nga rastet e reja me koronavirus në Kosovë.

Në 24 orët e fundit 332 qytetarë të moshës 20-29 vjet kanë rezultuar pozitivë me koronavirus nga 1096 raste të reja sa janë regjistruar në total, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë. 

Pas saj pason grupmosha 30-39 vjet, ku janë regjistruar 210 raste pozitive. Ndërkohë një i vdekur në Kosovë është i kësaj grupmoshe. Bëhet fjalë për një burrë nga Gjakova. Raste tjera me fatalitet në 24 orët e fundit, janë një grua nga Rahoveci e grupmoshës 50-59 vjet, një burrë nga Skenderaj i grupmoshës 60-69 vjet dhe një grua nga Vitia e grupmoshës 70-79 vjet.

Në moshat e reja prej 0 deri nëntë vjet, janë regjistruar 21 raste të reja, ndërsa në moshën nga 10 deri 19 vjet 109 raste.

Prishtina kryeson me raste të reja, 267 sosh, pasuar nga Ferizaj me 108 sosh.

Në Kosovë siç është njoftuar nga Instituti i Shëndetit Publik (IKSHPK) po dominon varianti Delta i koronavirusit. Varianti Delta nuk po i kursen moshat e reja edhe nëpër shtetet tjera të botës. Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-ja kanë vazhduar të bëjnë thirrje për vaksinim.

Vaksinimi masiv në Kosovë ka nisë në mesin e qershorit, por deri më tash janë vaksinuar mbi 200 mijë qytetarë me dy doza të vaksinës antiCOVID.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat