​Senatori amerikan: Shqiptarët po i tregojnë botës çfarë është ‘BESA’

Aktuale

​Senatori amerikan: Shqiptarët po i tregojnë botës çfarë është ‘BESA’

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 19:21
Robert Menendez

Kreu i Komitetit të Senatit amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë, senatori Robert Menendez ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Shqipërisë për të mirëpritur përkohësisht qytetarë afganë.

Ai në një postim në Twitter shkruan se edhe një herë populli shqiptar është duke i treguar botës se çdo të thotë “besa”.

“Unë mirëpres vendimin e qeverisë shqiptare për t’u dhënë një strehë të përkohshme të sigurt atyre që ikin nga sulmet e talibanëve në Afganistan. Populli i Shqipërisë i tregon edhe një herë botës se çfarë do të thotë “BESA”.

Ju keni respektin dhe falënderimet tona”, shkruan ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat