“Skandaloze: Ramushi nuk po e njihka Albinin, të cilin e votuan gati gjysmë milion votues”

Aktuale

“Skandaloze: Ramushi nuk po e njihka Albinin, të cilin e votuan gati gjysmë milion votues”

Nga: A.Zh Më: 16 gusht 2021 Në ora: 08:46
Albin Kurti, Ramush Haradinaj; foto ilustrim nga "Bota sot"

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, dje e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, se po i sjell popullit zhgënjim.

Ai ka akuzuar Kurtin se kishte premtuar “pavarësim, por që popullit po i sjell degradim”.

Ndaj këtyre akuzave ka reaguar njohësi i çështjeve politike Binak Maxharraj.

Ai ka thënë se Haradinaj sa ishte kryeministër, nuk i solli gjë tjetër popullit pos mashtrim, zhgënjim, afera dhe skandale.

Maxharraj ia ka përmendur Haradinajt edhe Çakorrin, teksa e ka quajtur skandaloze deklaratën e tij se “nuk po e njeh Kurtin”, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij në Facebook:

Ramush Haradinaj i reagon Kurtit: Premtove parajsën e po i jep popullit zhgënjim

Askush nuk e dinë se çka i dha Ramushi popullit kur ishte kryeministër pos mashtrim, zhgënjim, afera dhe skandale.

Skandaloze: Ramushi nuk po e njohka Albin Kurtin, të cilin e votuan gati gjysmë milion votues më 14 shkurt 2021, më së shumti në historinë e votimeve në Kosovë, e AAK mezi fitoi 70 mijë vota.

Por, pasi që nuk po e njihka Ramushi e pyet Albin Kurtin: Kush je ti në të vërtetë? Ti që premton parajsën e po i jep popullit zhgënjimin. Ti që ke premtu bashkimin, e po e marrim ndarjen. Ti që ke premtu pavarësim, e po marrim degradim!

Por, të gjitha këto të "meta" që Ramushi po ia përmend Albin Kurtit nuk bëjnë më shumë se sa humbja e Çakorrit që krerët e Malit të Zi po thonë se "Çakorri mund te kthehet vetëm me luftë" që malazezët e kanë një shprehje: "gati, ujku hëngri gomarin".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat