Deri në ora 16:00, partitë politike mund t'i dorëzojnë në KQZ emrat e kandidatëve

Aktuale

Deri në ora 16:00, partitë politike mund t'i dorëzojnë në KQZ emrat e kandidatëve

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 11:10
Valmir Elezi

Sot afati i fundit.

Partitë politike vetëm edhe sot do të kenë mundësinë që të dorëzojnë në Komisioni Qendror të Zgjedheve listën me emrate e kandidatëve që do të certifikohen për garën për kryetar të komunave.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se subjektet politike kanë kohë që deri në orën 16:00, të dorëzojnë aplikimet e tyre së bashku me emrat e kandidatëve.

Elezi thotë se në të kundërtën çdo aplikim pas kësaj kohe do të konsiderohet si aplikim i pasafatshëm, çka do të thotë se nuk do të rekomandohet për certifikim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat