A do t’i ndihmojë qytetarët e Kosovës në Afganistan? Flet Behgjet Pacolli

Aktuale

A do t’i ndihmojë qytetarët e Kosovës në Afganistan? Flet Behgjet Pacolli

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 12:31
Behgjet Pacolli

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, që ka kompani me punëtorë kosovarë në Kazakistan ka shprehur gatishmërinë e tij që t’ju dalë në ndihmë të gjithë atyre që kërkojnë të kthehen nga Afganistani për në Kosovë.

Pacolli në një prononcim për Blic, ka deklaruar se janë duke asistuar pothuajse çdo kërkesë që vjen nga logjistika, hotel apo transport të mëtutjeshëm në Dubai.

Derisa shton se nuk do të ndalen duke ofruar ndihmë.

“Situata është kaotike, aeroplani është në rajon të Afganistanit. Jemi duke pritur leje për aterim në Kabul, por që nga dita e djeshme jemi pa rezultat. Jemi duke asistuar pothuajse çdo kërkesë që vjen për logjistikë, hotel apo transport të mëtutjeshëm në Dubai. Problem po del të jenë mungesa e vizave dhe masat për Covid. Nuk do të ndalemi!!!!”, deklaron Pacolli.

Kujtojmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka hapur një linjë emergjente me numër +383 45 492 316, ku mund të lajmërohen të gjithë shtetasit kosovarë, për të marrë udhëzimet e duhura pas përshkallëzimit të situatës në Afganistan.

“I sigurojmë shtetasit tanë të cilët ndodhen ende në Afganistan, se së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë jemi duke shfrytëzuar të gjitha rrugët dhe mjetet për të munduar një evakuim të sigurt të të gjithëve”, thuhej në njoftimin e MPJD-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat