“Pas Afganistanit, radhën e ka Kosova”, zyrtari i VV-së i reagon politikanit serb: Çfarë njeriu!

Aktuale

“Pas Afganistanit, radhën e ka Kosova”, zyrtari i VV-së i reagon politikanit serb: Çfarë njeriu!

Nga: A.Zh Më: 16 gusht 2021 Në ora: 13:37
Arbër Zaimi

Drejtori i Qendrës për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut në Toplicë dhe presidenti i Koalicionit për Financa Publike Dragan Dobrashinoviç, ka thënë se pas largimit të të afganëve nga vendi i tyre, radhën e kanë shqiptarët e Kosovës.

Atij për këtë deklaratë i ka reaguar Arbër Zaimi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Zaimi e ka quajtur “mentaliteti taleban” deklaratën e Dobrashinoviçit, duke thënë se ajo është nënshtrat i rrymës kryesore të politikës serbe, përcjell Bota sot.

Ai ka treguar dy gjërat që duhet t’i bëjnë shqiptarët me këmbëngulje.

Reagimi i Zaimit në Facebook:

Sot në mëngjes Dragan Dobrashinoviçi paska shkruar se pas largimit të afganëve nga vendi i tyre, radhën e kanë shqiptarët e Kosovës (jo kosovarët, mos u trembni). Jo të gjithë, sepse Dobrashinoviçi është “zemërmirë” por vetëm ata që kanë bashkëpunuar me amerikanët dhe institucionet e pavarura.

E pra, kjo frymë nuk është margjinale te Serbia e Ballkanit të Hapur. Nuk është ndonjë “noizy” apo “gold ag” i Serbisë që shkruan kështu, por një drejtor i Qendrës për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut në Toplicë dhe president i Koalicionit për Financa Publike. Çfarë demokracie! Çfarë të drejtash! Çfarë njeriu! Ky mentalitet taleban nuk lind nga zgëqet, por është nënshtrat i mainstreamit të politikës serbe.

Dy janë gjërat që shqiptarët duhet të bëjnë me këmbëngulje: 1) të ndërtojnë shtet të fortë në Kosovë e Shqipëri dhe 2) të kërkojnë vazhdimisht defashistizimin e Serbisë që është rrezik për rajonin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat