Vjen paralajmërimi për partitë e ish-komandantëve: Ja çka i pret në zgjedhjet e tetorit, nuk përjashtohet as LDK-ja

Aktuale

Vjen paralajmërimi për partitë e ish-komandantëve: Ja çka i pret në zgjedhjet e tetorit, nuk përjashtohet as LDK-ja

Nga: A.Zh Më: 16 gusht 2021 Në ora: 13:56
Foto ilustrim

Opinionisti nga Shqipëria Skënder Kapiti, ka paralajmëruar se në zgjedhjet e 17 tetorit, partitë e ish-komandantëve do t’i pret humbje më e thellë se ajo e 14 shkurtit.

Në një reagim të dërguar në “Bota sot”, Kapiti ka thënë se nga humbja nuk përjashtohet as Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ai ka akuzuar ish-komandantët se pas luftës shkonin në Shqipëri dhe konkurronin se cili do të merrte më shumë medalje e dekoratat, që të njëjtat t’i paraqiteshin si trofe opinionit në Kosovë.

Reagimi i tij i plotë:

Në zgjedhjet vendore partitë e ish-komandantëve i pret humbje më e thellë se ajo e 14 shkurtit 2021

Politikanët e Kosovës, sidomos ata që tashmë njihen si ish-komandantë, e që korrupsioni dhe hajnia i ka skualifikuar me turp dhe janë tashmë si “patriotë” pasurish, pazaresh e pronash, këta “patriotë” pas luftës vinin edhe në Shqipëri dhe konkurronin me njëri-tjetrin se cili të merrte më shumë mirënjohje, medalje e dekorata nga Shqipëria me qëllim që ato t’ia paraqisnin opinionit në Kosovë si trofe, si fitore dhe si medalje të akorduara nga shteti amë me qëllim që të fshihnin dhe ta justifikonin batërdinë që ata kanë bërë me vjedhjet, uzurpimet dhe me korrupsionin. Mirëpo, opinioni kosovar nuk u mashtrua nga këto pehlivanllëqe të tyre, por ua peshoi mirë bëmat false dhe aventurat pseudopatriotike dhe votuesi kosovar i ndëshkoi ashpër me 14 Shkurt 2021, dhe që pritet që edhe në zgjedhjet lokale të ardhshme të ndëshkohen akoma dhe më ashpër subjektet politike që ata u përkasin, pa përjashtuar as LDK-në.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat