Sami Lushtaku po mbetet ‘vetëm’ – edhe një kryetar dege i bashkohet Bekim Jasharit

Aktuale

Sami Lushtaku po mbetet ‘vetëm’ – edhe një kryetar dege i bashkohet Bekim Jasharit

Nga: N.Sh Më: 16 gusht 2021 Në ora: 14:44
Sami Lushtaku

Pas disa kryetarëve të nëndegëve të PDK-së që i dolën në përkrahje Bekim Jasharit në garën për kryetar komune përballë kandidatit të PDK-së për kryetar komune, Sami Lushtaku, dje edhe kryetari i nëndegës së fshatit Kotorr, Kastriot Hajrizi, ka dalë në anën e Bekim Jasharit.

Lushtaku si duket po mbetët 'vetëm', pasi që shumica e kreytarëve të degëve të PDK-së dhe nënkryetarëve, po i bashkohen Jashari.

Puna e Jasharit po vlerësohet e mirë dhe transptarente.

Kështu e ka vlerësuar edhe Hajrizi që u bashkua atij.

Postimi i Kastriot Hajrizit:

Të dashur bashkëqytetarë të fshatit Kotorr dhe fshatrave përreth, Bashkë me secilin prej jush me nder e krenari, të palodhshëm kemi punuar që nga fillimi në ngritjen dhe fuqizimin e Partisë Demokratike të Kosovës, parti kjo që u ngrit në emër të familjes heroike Jashari dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari.

Është nder i madh për ne dhe Drenicën që udhëhiqemi nga një anëtar i kësaj familje emblematike. Puna e shkëlqyeshme që ka bërë Kryetari Bekim Jashari është vazhdimësi e rrugës së familjes së tij dhe UÇK-së.

Andaj sot si kryetar i nëndegës së PDK-së në Kotorr, ju ftoj që secili nga Ne të rreshtohemi në përkrahje të fuqishme të kryetarit tonë Bekim Jashari edhe për mandatin e dytë qeverisës.

Kështu me 17 tetor të dalim masivisht në zgjedhje për t’iu treguar të gjithëve që Skenderaj është i bashkuar, është mirënjohës dhe vlerëson historinë e lavdishme të kryetarit Jashari dhe punën e tij të jashtëzakonshme që ka bërë për qytetarët tonë.

Qeverisja e tij transparente, nderimi bërë dëshmorëve, kujdesi ndaj familjeve të dëshmorëve duke i vizituar e ndihmuar, realizimi i shumë projekteve infrastrukturore në çdo fshat të komunës sonë, përkrahja për bujqit, familjet nevojtare, të rinjtë, studentët dhe gjithë të tjerët është obligim i secilit nga ne që ta përkrahim fuqishëm.

Na priftë e mbara! Çdo herë pranë Bekim Jasharit dhe familjes së tij heroike!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat