2 të vdekur, bien lehtë rastet e reja me Covid-19 në Kosovë

Aktuale

2 të vdekur, bien lehtë rastet e reja me Covid-19 në Kosovë

Nga: A.Zh Më: 16 gusht 2021 Në ora: 14:55
Prishtinë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, kanë vdekur dy persona.

Siç ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, janë regjistruar 740 raste të reja, ndërsa 48 qytetarë janë shëruar, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë:

16 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 5.646 testime, 740 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 48 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.157.

Në total numri i rasteve aktive është 8.544.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat