Krasniqi: Austria vazhdon të mbështesë Kosovën

Aktuale

Krasniqi: Austria vazhdon të mbështesë Kosovën

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 16:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

Ku kanë diskutuar për miqësinë historike të dy popujve tanë si dhe përkrahjen për fuqizimin e shtetit të Kosovës.

Krasnqi ka shkruar në Facebook se Austria vazhdon të mbështesë Kosovën në të gjitha fushat e zhvillimit dhe në rrugën e integrimeve euro atlantike.

“Po ashtu, u dakorduam se bashkëpunimi ynë edhe mund të thellohet edhe të begatohet me përmbajtje të reja, me interes të ndërsjellë”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat