Gazetari nga Shqipëria, Çim Peka, ka thënë se janë tri opozita për ta mbajtur në këmbë qeverinë Rama, opozita iraniane, afgane dhe ajo shqiptare.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se dera për afganët duhet të jetë e hapur edhe pse Rama po e bën për pragmatizëm, përcjell Bota sot.
Sipas tij, Rama ka krijuar varësi ndaj Vuçiq ndërsa që bën si Pro-amerikan.
Postimi i tij i plotë:
Tri opozita për të mbajtur në këmbë qeverinë Rama! 1-Opozita iraniane. 2-Opozita afgane. 3-Opozita shqiptare. P.s: E megjithatë simbolikisht dera për afganët duhet të jetë e hapur. Do ishte mirë për humanizëm, megjithëse Rama po e bën për pragmatizëm. “Humanizmin” e Ramës e kemi parë këto vite. Edhe ka krijuar varësi ndaj Vuçiq, edhe bën si Pro-amerikan. Edhe Shqipëria pikturohet si një vend që vijnë emigrantë kur në fakt vetë shqiptarët ikin çdo ditë nëpër konteniere drejt Londrës. Por Shqipëria dhe Kosova në këtë moment delikat për imazhin e SHBA në botë, nuk mund të thotë jo. Imagjinoni një tërheqje nga Kosova nesër të trupave amerikane dhe talibanët e Vuçiq që janë në pritje. Apo do t’i ndalojë Rama?