Xhevat Demaj, koordinator i Listës Guxo në Istog i është bashkuar LDK-së.
Këtë e ka bërë të ditur kandidati për kryetar të Istogut nga radhët e LDK-së, Ilir Ferati, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë do të jenë bashkë për fitoren e madhe të 17 tetorit.
Postimi i tij i plotë:
I urova mirëseardhje në shtëpinë e vet z. Xhevat Demaj, koordinator i Listës Guxo në Istog. Xhevatin e njoh prej shumë vitesh; në fakt, në Istog e njohim të gjithë. Një aktivist i kahmotshëm e i palodhshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ai vjen nga fshati Vrellë - vendi ku u themelua LDK e Istogut. Xhevati ka vendosur që të vazhdojë kontributin në LDK, shtëpinë e vet politike, andaj me kënaqësi ju njoftoj që bashkë do jemi, si ngaherë, për fitoren e madhe të 17 tetorit.
Na priftë e mbara, Xhevat!
