Lushtaku pas tërheqjes së Mehanit: VV është minore në Skenderaj

Aktuale

Lushtaku pas tërheqjes së Mehanit: VV është minore në Skenderaj

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 18:36
Sami Lushtaku

Ish kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kreun e komunës së Skenderajt Hysni Mehani, u tërhoq sot nga gara me arsyen se “nuk garojmë kur përballë na vihet familja Jashari”, kështu duke i dalë në mbështetje kryetarit aktual, Bekim Jashari, i cili ka vendosur që të kandidojë edhe për një mandate.

Por, kandidati nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Sami Lushtaku, tha Vetëvendosja në Skenderaj është minore.

“Realisht unë më së paku kam të drejt ta komentoj këtë rast kryetarin e VV-së në Skenderaj sepse është punë e dëshirë e tij. Por, PDK-ja do ta ketë kandidatin e vet e në këtë rast jam unë ai”.

“VV-në në Skenderaj nuk e kam pasur kurrë si rivalë dhe nuk e shoh as tani, kwtw e kanw treguar edhe zgjedhjet nacionale, VV-ja është minore në Skenderaj. Unë garën e shoh të fort, unë kur garoj, garoj fort dhe ne jemi duke u angazhuar e punuar dhe secili kandidat që dëshiron të kandidojë është i mirëpritur”, është shprehur Lushtaku në “Info Magazine”.

Lushtaku tha se edhe në kohën kur Partia Demokratike e Kosovës ka qenë politikisht e fuqishme e ka përkrahë Bekim Jasharin për të parin e komunës dhe ai ka fituar.

“Unë nuk dua të parashikoj e paragjykoj, unë u besoj qytetarëve të Skenderajt dhe strukturave të PDK-së dhe besoj se do të dalim fitues”.

“Edhe z. Jashari kur ka qenë kandidat, PDK-ja ka qenë e fuqishme dhe e ka përkrahë atë dhe ai ka fituar”.

Më tej, ai tha se ka qenë presioni i qytetarëve të Skenderajt që e kanë shtyrë atë të kandidojë për të parin e komunës.

“Presioni i qytetarëve që ma kanë bërë më kanë shtyrë që të kandidojë. Nuk ka asnjë kuptim që një parti që ka qenë gjithmonë e fuqishme në një komunë siç është Skenderaj të mos ketë kandidat”, ka thënë Lushtaku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat