​Abdixhiku: Strehimi i shtetasve afganë, obligim yni moral

Aktuale

​Abdixhiku: Strehimi i shtetasve afganë, obligim yni moral

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 23:51
Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka mbështetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për t’u ofruar strehim shtetasve afganë në vendin tonë.

Ai në një postim në Facebook e quan të drejtë, të domosdoshëm dhe të pa alternativë vendimin për të strehuar afganët e rrezikuar nga konflikti në Afganistan.

“Përveç se shenjë respekti ndaj kërkesës së aleatëve tanë, SHBA-së, edhe obligim moral i një vendi të vogël që dikur gjeti strehë nëpër botë. Populli i Kosovës njeh vuajtjet e fëmijëve, grave e burrave që lëshojnë vendin e tyre si alternativë të fundit mbijetese. Në këtë kohë, siguria për ta është kontributi më i madh që një shtet si i joni mund të ofrojë - shembull për shume shtete nëpër botë”, shkruan Abdixhiku.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme nga Republika e Kosovës, për qytetarët afganë, të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të qeverisë amerikane në Afganistan si dhe për familjarët e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat