Haliti: Si na ndjekën disa persona mua e Hashim Thaçin në Paris, më pas u vra një serb

Aktuale

Haliti: Si na ndjekën disa persona mua e Hashim Thaçin në Paris, më pas u vra një serb

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 07:38
Xhavit Haliti

Xhavit Haliti ka rrëfyer se si ishin ndjekur me veturë sikur në filma bashkë me Hashim Thaçin e Bilall Sherifin në Paris nga persona të panjohur. Ai është rrëfyer në emision televiziv për këtë ngjarje.

E gjithë ngjarja kishte nisur kur kishin dalë në Paris dhe Thaçi e Sherifi donin të ngjiteshin në Kullën e Eiffel.  

“Unë e Hashimi dojshim me dalë n’qytet… dhe kemi dalë na… kur kemi shku te Kulla Eiffel, ne jemi ndal me një lokal me pi kafe. Dojshim me shku unë, Billalli e Hashimi me hyp  n’kullë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se kur ishin nisur nga kafeja drejt kullës kishin vërejtur dy persona të dyshimtë që po i ndiqnin.

“T’u shku, Bilalli tha nja dy vet të dyshimtë po na vijnë mas. Jemi kthy, dhe Hashimi ka konkludu që e kanë me neve dhe jemi kthy n’kerr. Unë në filma kam pa që kanë ndjekë, por qysh na kanë ndjekë ata neve nuk e di. Nuk kishe shans me u largu prej tyne”, ka thënë ai.

Policët francezë i kishin shpëtuar Halitin, Thaçin e Sherifin. Një gjë e çuuditshme që kishte ndodhur të nesërmen, sipas Halitit, ishte vrasja e një serbi në Paris.

“Fati i pamë një truq policë dhe hymë në truq të policëve. Ata na morën e na çuan në shtëpi të bacit Ibush. Të nesërmen është vrarë një serb në Paris. Ai mund të jetë vrarë sepse nuk e ka kryer detyrën”, ka rrëfyer Haliti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat