Viziton KEK-un kryeministri Kurti

Aktuale

Viziton KEK-un kryeministri Kurti

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, këtë të martë do të vizitojë Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës (KEK).

Kurti gjatë vizitës do të shoqërohet nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Kjo është agjendja e vizitës së Kurtit në KEK:

Ora 08:00 – 08:30 – vizitë në Termocentralin Kosova – A;
Ora 08:30 – 08:40 – vizitë në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit;
Ora 08:40 – 09:00 – vizitë në divizionin e qymyrit;
Ora 09:00 – 09:40 – vizitë në Termocentralin Kosova B.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat