Pas shtimit të rasteve me COVID-19, është rritur edhe numri i pacientëve të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet private.
Në raportin e SHSKUK-së, bëhet e ditur se 466 pacientë janë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme.
Prej tyre 392 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 349 me oksigjeno-terapi dhe 18 në gjendje të rënduar shëndetësore
Në QKUK, 181 pacientë të shtrirë, 126 prej tyre Covid-19 pozitivë, 146 me oksigjeno-terapi:
- Klinika Infektive, 113 pacientë
- Klinika e Pulmologjisë, 35 pacientë
- Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë
- Klinika e Gjinekologjisë, 10 pacientë
- Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 20 pacientë
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 285 pacientë, 266 prej tyre Covid-19 pozitivë, 203 me oksigjeno-terapi:
- Spitali i Prizrenit, 61 pacientë
- Spitali i Gjakovës, 53 pacientë
- Spitali i Pejës, 51 pacientë
- Spitali i Gjilanit, 64 pacientë
- Spitali i Mitrovicës, 14 pacientë
- Spitali i Vushtrrisë, 8 pacientë
- Spitali i Ferizajt, 34 pacientë