(E plotësuar 20:31) - Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, njoftoi të martën se 99 për qind e mostrave të cilat janë dërguar jashtë vendit, kanë rezultuar pozitivë me variantin Delta të COVID-19.
Ai në një konferencë për media, bëri të ditur se prej prej 173 mostrave të testuara, 171 prej tyre kanë rezultuar me pozitivë me variantin Delta, “me përhapje katër herë më shpejt se varianti i zakonshëm”.
Vitia po ashtu ka paraqitur edhe masat e reja për kontrollin dhe parandalimin e COVID-19, të cilat tha se do t’i poprozohen për miratimin Qeverisë të mërkurën.
“Arsyeja pse masat kufizuese do të merren në këta sektorë është sepse është evidente që shpërndarja e virusit po vjen nga grumbullimi i madh dhe mos-respektimi i këtyre masave”, tha ministri.
Ai më tej konfirmoi se ekipet e vaksinimit do të punojnë edhe gjatë të shtunave.
Vitia pohoi se ka marrë miratimin nga Ministria e Financave për rekrutimin e 1000 punonjësve shëndetësorë.
“Pas kërkesës sonë kemi marrë miratimin e MF-së për rekrutimin e 1000 punonjësve shëndetësorë”, deklaroi ai.
***
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia thotë se situata epidemiologjike në vend është serioze për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19.
Ai ka prezantuar masat e reja që do t’i prezantohet qeverisë së Kosovës në mbledhjen e ditës së nesërme.
Krahas kësaj ai ka bërë thirrje për vaksinim.
‘Çdo qytetar i Kosovës do të ketë mundësi të vaksinohet sepse kemi vaksina të mjaftueshme, kemi vaksina të aprovuara nga EMA. Qytetarët mund të zgjedhin cilin lloj të vaksinës duan të marrin”, tha Vitia.
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia thotë se situata epidemiologjike në vend është serioze për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19.
Ai ka prezantuar masat e reja që do t’i prezantohet qeverisë së Kosovës në mbledhjen e ditës së nesërme.
Krahas kësaj ai ka bërë thirrje për vaksinim.
‘Çdo qytetar i Kosovës do të ketë mundësi të vaksinohet sepse kemi vaksina të mjaftueshme, kemi vaksina të aprovuara nga EMA. Qytetarët mund të zgjedhin cilin lloj të vaksinës duan të marrin”, tha Vitia.
“Vaksina është mundësia jonë e vetme dhe më e mira për t’i dhënë përgjigje virusit por krahas kësaj natyrisht edhe zbatimi i masave në fuqi dhe zbatimi i masave që presim të aprovohen nesër”, shtoi ai.
“Nga QKUK’ja është bërë e ditur se shumica e rasteve që janë hospitalizim në klinikat e saj janë raste të qytetarët që nuk janë vaksinuar. Personat që kanë qenë nga vaksinuar dhe që janë prekur nga virusi janë duke e kaluar virusin shumë më lehtë”, theksoi ai.
***
Pas rritjes së rasteve pozitive me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë ka shtrënguar masat për luftimin e kësaj sëmundjeje.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar gjatë konferencës për medie se do të shtohen ekipet e vaksinimit, por edhe punonjësit e tjerë shëndetësor nëpër sektorë të ndryshëm.
Ai u shpreh se kanë marrë miratim nga Ministria e Financave që të shtojnë resurset njerëzore, në mënyrë që të jenë të përgatitur.
“Do të rekrutojmë me procedura sa më të shpejta 1 mijë punonjës shëndetësor në SHSKUK, në IKSHPK, ne inspektorat e vende të tjera”, tha Vitia.
Vitia u shpreh se “Qysh nesër do t’i propozojmë Qeverisë për marrjen e masave kufizuese që do të prekin disa sektorë, por që janë të dosmosdoshme”.
“Arsyeja pse masat kufizuese do të merren në këta sektorë është sepse është evidente që shpërndarja e virusit po vjen nga grumbullimi i madh dhe mos-respektimi i këtyre masave”, tha Vitia.
Vitia konfirmoi se ekipet e vaksinimit do të punojnë edhe gjatë të shtunave.
***
Nga nesër pritet që Ministria e Shëndetësisë, t’i propozojë Qeverisë së Kosovës masa të reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Në mesin e këtyre masave është mbyllja e klubeve të natës.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një konference për media, ku tha se po ashtu do të reduktohet aktiviteti i gastronomisë.
“Nga nesër do t’i propozojmë qeverisë që të vendos për ndërmarrjen e disa masave, të cilat do të prekin disa sektor të jetës sonë. Do të propozojmë që të mbyllen për një kohë klubet e natës, të reduktohet aktiveiteti i gastronomisë”, tha Vitia.
Vitia tha se përhapja e madhe e COVID-19 ditëve të fundit në Kosovë ka ndodhur si pasojë e grumbullimeve të njerëzve në hapësira të mbyllura.
***
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se janë pajtuar me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për shtrëngimin e masave anti-COVID.
Në komunikatë thuhet se “do të ketë shtim të stafit shëndetësor por edhe me pjesën e inspektoratëve në komuna dhe nivelin qendror e që kjo pritet të miratohet në takimin e nesërm të Qeverisë së Kosovës”.
Komunikata e plotë:
KRYETARËT E KOMUNAVE DAKORDOHEN ME MINISTRIN E SHËNDETËSISË PËR MASA TË REJA
Kryetarët e Komunave kanë mbajtur një takim virtual me Ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë z.Arben Vitia dhe Ministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z.Elbert Krasniqi për të diskutuar lidhur me situatën e pandemisë Covid–19 pas rritjes së rasteve të reja të infektimeve.
Ministri i Shëndetësisë z.Vitia në fjalën hyrëse informoi Kryetarët e Komunave lidhur me situatën e tashme pas rritjes së rasteve të infektimeve. Ai tha se varianti Delta i Covid-19 po shpërndahet katër herë më shpejtë se variant Alfa i Covid-19.
Ndërkohë në kemi rritur numri e vaksinimit dhe falënderoi Kryetarët e Komunave që kanë sensibilizuar qytetarët për t’u vaksinuar ku dje kemi arritë në 22.000 vaksinime brenda ditës.
Rezultatet e sotme janë shqetësuese edhe me faktin se kemi trefishim të rasteve të hospitalizimit
Ne propozojmë para Juve si Kryetarë të Komunave disa masa shtesë në betejën kundërv rritjes së numrit të infektimeve me Covid-19:
– Klubet e natës nga 20 gusht mbyllen komplet,
– Dasmat (për shkak prenotimeve) do të lejohen edhe një kohë, por me vetëm deri në 150 persona dhe jo më vonë se ora 22:30. Çdo dasmorë do të lejohet në dasmë me certifikatë të vaksinimit ose testet PCR ose serologjike.
– Gastronomia do të lejohet të punoj deri në ora 22.30 me masat e mëhershme, me 50% të kapacitetit në hapësirat e brendshme dhe 70% të kapaciteteve në hapësirat e jashtme.
Në anën tjetër do të ketë shtim të stafit shëndetësor por edhe me pjesën e inspektoratëve në komuna dhe nivelin qendror e që kjo pritet të miratohet në takimin e nesërm të Qeverisë së Kosovës.
Në respektim të masave do të duhet të shtohen rastet e inspektimeve nga niveli qendror dhe në bashkëpunim me inspektorët komunalë që të jenë edhe në një fushatë ndërgjegjësimi sidomos në gastronomi që të zvogëlojmë shkallën e infektimeve.
Në anën tjetër Kryetarët e Komunave shprehën gatishmërinë edhe për angazhime shtesë në betejën kundër pandemisë Covid-19. Mirëpo ata kërkuan nga Ministri Vitia shtimin e vaksinimit, për shkak të situatës emergjente të punohet në këtë proces edhe ditëve të vikendit, të lejohen komunat për staf shtesë në këtë situatë emergjente me pandeminë Covid-19, të ofrohen shujta për stafin e angazhuar në Qendrat e Vaksinimit.
Ministri Vitia tha në fund se tash në Qendrat e Vaksionimit do të punohet edhe të shtuneve ndërsa sa i përket barnave esenciale kemi marrë gjitha masat por janë 200 aktivitete të prokurimit dhe nuk mund të përshpejtojmë për shkak procedurave.
***
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka takuar kryetarin e Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva si dhe drejtorët e departamenteve, ku kanë diskutuar rreth masave të reja anti-COVID.
Nga OHT-ja përmes një komunikate për media kanë dhënë informacione rreth masave të reja që priten të zbatohen nga 20 gushti.
Gjithashtu, në njoftim thuhet se pa dëshmi vaksinimi apo test PCR nuk lejohen klientët në asnjë nga ambientet Hoteliere-Gastronomike.
Njoftim i plotë:
Pas takimit të ministrit të Shëndetësisë z. Vitia dhe përfaqësuesve të OHTK kryetari prof. Dr. Sogojeva si dhe drejtorët e departamenteve z. Muçiqi dhe z. Hoti na u kumtuan masat e reja.
Për fat të keq pas ngritjes së numrit të të infektuarve me Covid 19, me datë 20.08.2021 do të dalin vendime të tjera kufizuese
Sa i përket sallave të dasmave do të funksionojnë deri në orën 22:30, me kapacitet të mysfirëve deri 150.
Klubet e natës do të mbyllen deri më datë 01.09.2021.
Të gjithë Restaurantet ditore, kafiteritë etj., do të punojnë deri në orën 22:30.
Nga data 20.08.2021 pa dëshmi vaksinimi apo test PCR nuk lejohen klientet në asnjë nga ambientet Hoteliere-Gastronomike.
I lusim të gjithë qytetarët të ruhen nga kjo gjendje alaramante, t'i respektojnë masat e reja dhe sa më shumë të vaksionohen.
Të infektuarve i'u urojmë shërim të shpejtë!
***
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka takuar krerët e institucioneve shëndetësore dhe personat e angazhuar në mbikëqyrjen dhe zbatimin e masave anti-COVID, me të cilët ka diskutuar rreth masave të reja anti-COVID.
Në takimin e ministrit Vita me hisedarët në zbatimin e masave kundër COVID-19, është diskutuar që të ketë ndryshim të masave anti-COVID, për shkak të rritjes së rasteve pozitive.
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, ka deklaruar se nga data 20 gusht, deri më 1 shtator, orari i gastronomisë do të jetë deri në orën 22:30 apo eventualisht deri në orën 23:00.
“Nga data 20 deri më 1 shtator orari i gastronomisë do të jetë deri në 22:30 ose deri në orën 23:00. Sallat e dasmave, hotelet, restorantet, qendrat tregtare dhe restorantet brenda tyre po ashtu. Maksimumi i personave të lejuar në dasma do të jetë 150”, ka deklaruar Sogojeva.
Sogojeva tha se nga data 20 gusht, klubet e natës do të mbyllen, derisa tha se nuk është përmendur kufizimi i lëvizjes së qytetarëve.
“Klubet e natës mbyllen nga data 20. Kufizim të lëvizjes nuk është përmendur. Ne si Odë duke e parë gjendjen, u pajtuam me këto masa deri më 1 shtator”, ka deklaruar Sogojeva.
Nis takimi i Vitisë me krerët e institucioneve shëndetësore të vendit, priten masa të reja
Ka nisur takimi që ka thirr Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia me krerët e institucioneve shëndetësore të vendit dhe hisedarët në zbatimin e masave kundër COVID-19.
“Në këtë takim do të diskutohet për situatën epidemiologjike në vend dhe ndërmarrjen e masave të tjera anti COVID-19” thuhet në kumtesën e MSH-së.
Ditëve të fundit vendi po përballet me një rritje të ndjeshme të rasteve të reja me COVID-19.
***
Ministria e Shëndetësisë (MSH), ka njoftuar se ministri Arben Vitia ka ftuar për sot në takim krerët e institucioneve shëndetësore të vendit dhe hisedarët në zbatimin e masave kundër COVID-19.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se në takim do të diskutohet për ndërmarrjen e masave të reja antiCOVID-19.
“Në këtë takim do të diskutohet për situatën epidemiologjike në vend dhe ndërmarrjen e masave të tjera anti COVID-19”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, javë më parë, Qeveria ashpërsoi masat antiCOVID, ku me këto masa të reja, rikthehen maskat, hyrja në dasma vetëm me dëshmi për vaksinim ose testin COVID-19. Masat kufizuese kundër COVID-19, do të hyjnë në fuqi nga data 20 gusht dhe do të vlejnë deri më 10 shtator.
Në njoftimin e Qeverisë ditë më parë nuk është përjashtuar mundësia që gjatë kësaj kohe të ketë edhe masa të tjera.
“Qeveria vendosi masa të reja, ashtu siç kemi paralajmëruar më parë për shkak se varianti Delta ka qenë dominues në shtetet evropiane, përfshirja e këtij virusi në vendin tonë ka qenë e pashmangshme, dhe kërkojmë bashkëpunim nga qytetarët. Në mesin e masave të ndërmarra sot veçojmë:
Nga data 20 gusht deri më 10 shtator, hyrja në diskoteka, në ambientet ku mbahen ahengjet familjare, tubimet masive, festivale e tjera, të cilat kanë kapacitetet deri në 100 persona, lejohet vetëm nëse klientët kanë një dëshmi si certifikate të vaksinimit, testit PCR negativ, dëshmi së personi ka kaluar coronavirusin, ose rezultat pozitiv të antitrupave.
Nga data 20 gusht deri më 10 shtator, një nga dëshmitë cekura më lartë duhet të kenë bizneset që janë në kontakt me klientët.
Pas vendimit, në institucionet publike ndalohet hyrja pa maska dhe obligohet bartja e maskave në ato ambientet. Kjo është obligative”, u tha në konferencën për media të Qeverisë.
Ndryshe, rritje të rasteve me COVID-19 ka pasur muajt e fundit në Kosovë, ku ditën hënë u konfirmuan 740 raste të reja.