5 persona kanë vdekur në Kosovë si pasojë e Covid, në 24 orët e fundit.
Sipas njoftimi të IKSHPK, janë shënuar gjithsej 1765 raste të reja, përcjell Bota sot.
Njoftimi i plotë:
#Bashkëiadalim
17 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 21.903 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 601.701 doza të vaksinës.
Deri më sot 213.279 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 9.581 testime, 1.765 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 121 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.278.
Në total numri i rasteve aktive është 10.183.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!