Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj ka shfaqur shqetësimin e tij për 1765 rastet e reja me CoVID-19.
Ai me këtë rast kërkoi dorëheqjen e ministrit Arben Vitia, duke thënë që nëse i njëjti nuk mund ta kontrollojë shëndetësinë, nuk mundet as komunën.
“Veç dorëheqja dhe largimi i plotë nga skena politike kryen punë tash …. nëse nuk mundet me e kontrollu një dikaster, nuk mundet as të paramendohet se do të mund të kontrolloi komunën me 1/4 e popullësisë së Kosovës … IK Arben Vitia!”, shkroi Gecaj në Facebook.