Blerim Syla: Ti Arben Vitia a ke turp?

Aktuale

Blerim Syla: Ti Arben Vitia a ke turp?

Nga: M.L. Më: 17 gusht 2021 Në ora: 15:49
Dr. Blerim Syla

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka hedhur një varg kritikash e akuzash për ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia sa i përket menaxhimit të situatës me CoVID-19.

Syla ka thënë se Kosova aktualisht Kosova është në situatën më të keqe për menaxhim të pandemisë.

Ai ka akuzuar Vitinë për ofendim të punëtorëve shëndetësorë, që sipas tij bashkë me popullin do t`i bartin pasojat e kësaj situate.

Postimi i plotë:

KUJT TI KERKOJME PERGJEGJESI TANI E KUSH DO MIRRET ME PAPERGJESIN.....

Kryeminister Kurti, Minister Vitia, Kryetare e Komisionit per Shendetsi Dr.Kollqaku..ku jeni a po e ndieni veten pergjegjes apo duhet te ju rikujtoj çka kam kerkuar?

Kosova me situaten me te keqe ne rajon per menagjim te pandemis e Ju a keni pergjigje me siguri se jo se nuk e keni edhe ndjenjen me te vogel per te semuarit dhe per punetoret shendetsor kete e keni deshmuar tashme. Kaq sa i perket ndergjegjesë dhe pergjegjsis tuaj.

Po kush do i ban pasojat tani?

Po ju a them POPULLI qe ka mbajt shpres tek Ju e ne veqanti PUNETORET SHENDETESOR QE JU I OFENDUAT AQ SHUME.

Tani familjet do shpenzojn, do humbin te dashurit e tyre,do humbin punen etj,etj e Ju?????

Ne fund Ti Arben Vitia qe nuk e meriton asnje titull a ke turp se per Betim te Hipokratit s`po te pyes se nuk kam informacion se ke sheruar dikend e per Hipokrit

e morrem vesh.

Mos i mblidh njerzit kinse po i ndegjon, mos i ofendo ekspertet,mos i shantazho leri te qete te punojne.

Une per kete reagim kam arsye te shumta sepse nga dt 24.PRILL.2021 kam paralajmeruar te gjithe te lartpermendurit.

ZOTI NA NDIHMOFT E NE PUNETORET SHENDETSOR JEMI NE SHERBIM TE POPULLIT.

Me rrespekt dr.Blerim Syla

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat