Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani njoftoi se dy shtetas të Kosovës, që gjendeshin në Kabul të Afganistanit, janë evakuuar nga atje dhe së shpejti do të arrijnë në Kosovë.
“Për një kohë, Ministria e Jashtme dhe e Diasporës dhe zyra ime kanë punuar që të sigurojnë evakuim të sigurt të shtetasve të Kosovës nga Kabuli. Me ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe shteteve evropiane, dy nga qytetarët tanë janë evakuuar në mënyrë të sigurt nga vendi dhe së shpejti do të kthehen në shtëpi”, shkroi Osmani në rrjetin social Twitter.
For some time, @MFAKOSOVO and my Office have been working on ensuring the safe evacuation of ?? citizens from Kabul. With assistance from the United States and European countries, two of our citizens were safely evacuated to a safe country & will be back home soon.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 17, 2021
Të hënën, më 16 gusht, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës njoftoi se ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me tre shtetas të Kosovës në Afganistan, të cilët kanë kërkuar ndihmë që të largohen nga Afganistani.
Situata e sigurisë në Afganistan është përkeqësuar, që prej se talibanët më 15 gusht hynë në Kabul dhe më pas thanë se kanë nën kontroll territorin e Afganistanit./REL