Gazetari Adriatik Kelmendi ka treguar se cila është zgjidhja e problemit me Covid-19.
Ai përmes një postimi në facebook, thotë se zgjidhja nuk është mbyllja e vendit.
Sipas tij, zgjidhja është vaksinimi.
Ai madje apelon që vaksinim të ketë masiv me orë të gjata për shtatë ditë në javë.
“Zgjidhje nuk është mbyllja, zgjidhje është v a k s i n i m i.
E papranueshme që për vikend nuk bëhen vaksinime.
Shumica e popullatës së Kosovës punojnë nga e hëna deri të premten, dhe ditë të lira i kanë vetëm të shtunën dhe të dielën. A ta rrezikojnë vendin e punës apo shëndetin?!
Vaksinim masiv, me orë të gjata, 7 ditë në javë”, shkruan Kelmendi, përcjell gazeta “Bota sot”.