Personat që nuk do t’i respektojnë masat do të dënohen

Aktuale

Personat që nuk do t’i respektojnë masat do të dënohen

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 20:39
Ilustrim

Të gjithë qytetarët e Kosovës që nuk do t’i respektojnë masat e reja e të cilat priten që nesër të miratohen nga Qeveria e Kosovës, do të dënohen.

“Atëherë të gjitha masat që do të propozohen nesër dhe shpresoj që do të miratohen do të zbatohen dhe për këtë kemi pas bisedime edhe me ministrin Sveçla me drejtorin e Policisë, dhe me inspektorate që të shtojnë inspektimet. Secili person juridik e gjithë të tjerët që nuk i respektojnë këto masa do të dënohet me ligjet në fuqi”, ka deklaruar Vitia.

Sipas tij, pavarësisht dallimeve që mund të kenë për momentin dhe problemeve të gjithë janë të bashkuar

“Sot jemi në një situatë kur jemi duke punuar vazhdimisht, kemi pas takime edhe me grupet e interesit ku të gjithë së bashku pavarësisht dallimeve që mund ti kemi për momentin jemi të gjithë të bashkuar që të bëjmë më të mirën për qytetarët tonë që kjo situatë të përfundojë më mirë dhe kjo mund të bëhet vetëm me vaksinim masiv”, ka shtuar Vitia.

Vetëm sot në Kosovë janë regjistruar një mijë e 765 raste të reja me Covid-19.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat