Situata alarmante, MSH do të rekrutojë 1 mijë punonjës shëndetësorë

Aktuale

Situata alarmante, MSH do të rekrutojë 1 mijë punonjës shëndetësorë

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 23:40
Ilustrim

Nga nesër pritet që Ministria e Shëndetësisë, t’i propozojë Qeverisë së Kosovës masa të reja për të parandaluar përhapjen.

Në mesin e këtyre masave është mbyllja e klubeve të natës.  Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Vitia, përmes një konference për media, ku tha se po ashtu do të reduktohet aktiviteti i gastronomisë.

“Nga nesër do t’i propozojmë qeverisë që të vendos për ndërmarrjen e disa masave, të cilat do të prekin disa sektor të jetës sonë. Do të propozojmë që të mbyllen për një kohë klubet e natës, të reduktohet aktiveiteti i gastronomisë”, tha Vitia.

Përveç masave kufizuese, Vitia ka njoftuar se pas situatës së fundit me koronavirusin, do të rekrutohet staf shtesë.

“Ministri Vitia shtoi se do të rekrutohen 1.000 punonjës shëndetësor, do të shtohet dita e shtunë për tu vaksinuar dhe do të shtohen kapacitetet në të gjitha qendrat e vaksinimit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat