Ky është mësimi që Kosova nxori nga Afganistani dhe SHBA-ja

Aktuale

Ky është mësimi që Kosova nxori nga Afganistani dhe SHBA-ja

Nga: M.L. Më: 18 gusht 2021 Në ora: 10:10
Foto ilustrim, flamuri i SHBA-së dhe Kosovës

Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti ka komentuar zhvillimet dramatike në Afganistan, përkatësisht qëndrimin e SHBA-së në raport me këtë shtet.

Kështu, sipas Kurtit SHBA nuk mund të ndryshojnë një popull i cili nuk do të ndryshojë!

“Nuk mund të pritet nga ushtarët Amerikan të luftojnë për Afganët, kur vetë qeveria dhe ushtria e tyre ikën dhe e lanë popullin e tyre në mëshirën e Talibanëve! SHBA-ja investoi miliarda dollarë ti shkollojë, ushtrojë dhe ti armatosë ushtarët Afganë. Ushtria Afgane numëronte më shume se 300.000 ushtarë profesionistë të armatosur me armatim dhe logjistikën më moderne në rajon duke marrë paga të majme mujore”, shkroi Kurti në Facebook.

Sipas tij, disfata e shpejtë dhe totale e ushtrisë Afgane nga Talibanët erdhi për shkak se i tërë aparati shtetëror, deri tek presidenti Afgan ishin të korruptuar dhe pa moral për ta mbrojtur popullin dhe vendin e tyre.

Ai theksoi se edhe shqiptarët duhet të nxjerrin mësime nga kjo tragjedi.

“Të zgjohemi nga kjo agoni që na ka kapluar që dy dekada se përjetësisht dikush tjetër do të luftojë për mbrojtjen tonë nga armiku shekullor.- Urgjentisht duhet të eleminohet korrupsioni në të gjitha sferat e shoqërisë tonë. - Të zhvillojmë ekonominë. - Shërbimi ushtarak duhet menjëherë të bëhet i detyrueshëm. - FSK-ja të armatoset me armatim të një ushtrie rregullare me standarde të NATO-S. - Të arrijmë sa më shpejt Ribashkimin Kombëtar”, u shpreh ai.

Në fund, Kurti theksoi se nëse ne vazhdojmë të flemë gjumë dhe nuk i realizojmë sa më shpejtë këto pika të lartpërmendura, DO TA VAJTOJMË HISTORINË.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat