“Serbia mund ta marrë Kosovën për disa orë”, reagon analisti, kështu i quan këto deklarata

Aktuale

“Serbia mund ta marrë Kosovën për disa orë”, reagon analisti, kështu i quan këto deklarata

Nga: G.B Më: 18 gusht 2021 Në ora: 14:12
Ilustrim

Analisti Skënder Mulliqi ka reaguar ndaj zhvillimeve politike në vend, derisa ka folur për tradhtinë që i bëhet kombit dhe shtetit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se deklaratat e Buzhalës dhe Mirenës janë të tipit kuisling, përcjell Bota sot.

Mulliqi ka shtuar se nuk mund të pranohet kapitullimi, pa ndodhur asgjë dhe se Kosova nuk krahasohet me Afganistanin me asgjë.

Ai ka thënë se Serbia kurrë nuk do të këtë mundësi ushtarake ta pushtojë Kosovën.

Postimi i tij i plotë:

Tradhtia..!

Nuk ka gjë më të rëndë së tradhtia ndaj shtetit dhe ndaj kombit të vet! Fjala kuisling, nuk ka ardhur nga qielli, por ka ardhur si sinonim i të keqes të madhe njerëzore. Njeriu ka mundësi të bëhet i “famshëm” edhe më tradhti kombëtare, por a ia vlen kjo se? Politikat tona të deri tashme u treguan më shumë dështuese së sa të dobishme. Me asnjë çmim nuk bëhet pazar më territore siç bën disa drejtues të shtetit, si më Maqedoninë e Veriut, dhe më Demarkacionin më Mal të Zi. Edhe nënshkrimi i “Zajednicës”, e cila si e tillë më kompetenca vendimmarrëse duhet të anulohet, ishte në dëm të madh të Kosovës. Eshtabilishmenti jonë politikë nënshkruan gjera të tilla, të cilat bien ndesh më interesat shtetërore dhe nacionale.

Kur më shkrime apo deklarime apo edhe konkretisht më vepra lavdërohen në një mënyrë apo tjetër armiqtë, kemi të bëjmë më “estabilishment tradhtar”! Historia mban mend shumë tradhtarë, të cilët i kanë dëmtuar rëndë interesat e shtetit të vet. Ai që jetëson planet e huaja në shtetin e vet, nuk është gjë tjetër veç Kusling…! Kosova shumë është gjunjëzuar për dy decenie nga plaçkitjet e tipit diktatorial! Vazhdimi I politikave të tilla , është vazhdim I politikave, të cilat mund na dërgojnë në okupim të ri! Edhe deklarimet e Mirenës dhe Buzhalës e të ndonjë tjetri, lidhur në situatën në Afganistan, duke e krahasuar më Kosovën, janë të tipit kuisling. E thëna se më largimin e Amerikës nga Kosova, mund të pushtohemi nga ushtria serbe për 9 orë, apo për 3 orë, janë deklarime kuislinge. Pa ndodhur asgjë - pranohet kapitullimi. Kosova nuk krahasohet me Afganistanin me asgjë. Të themi që Amerika nesër do të largohet nga Kosova. Unë ndaj mendimin së Serbia kurrë nuk do të këtë mundësi ushtarake ta pushtojë Kosovën. Shqiptarët nga të gjitha trojet etnike janë ata që do të mbrojnë atë. Këto gabime politike dhe deklarimet e tilla paushall duhet të na shërbejnë si mësim që mos të përsëriten… ?!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat