Rekord i rasteve me COVID-19 në Kosovë, 4 viktima

Aktuale

Rekord i rasteve me COVID-19 në Kosovë, 4 viktima

Nga: A.Zh Më: 18 gusht 2021 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Rekord i rasteve të reja me Koronavirus është shënuar në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se katër persona kanë vdekur, derisa 2.110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, përcjell Bota sot.

Ndërsa, janë shëruar 130 qytetarë.

Njoftimi i MSH:

18 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.358 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 622.068 doza të vaksinës.

Deri më sot 215.329 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 10.258 testime, 2.110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 130 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.408.

Në total numri i rasteve aktive është 12.159.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU:

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat