42 fëmijë nën moshën 10 vjeç infektohen me Covid-19

Aktuale

42 fëmijë nën moshën 10 vjeç infektohen me Covid-19

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 15:25
Ilustrim

Dy mijë e 110 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar sot në Kosovë.

Ndërsa kanë vdekur edhe katër persona.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë grup mosha më e atakuar nga këto raste është ajo e moshës 20-29 vjeç, ku vetëm në 24 orët e fundit janë infektuar 473 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në mesin e të infektuarve ka pasur edhe fëmijë.

42 fëmijë janë infektuar me Covid-19 nën moshën 10 vjeç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat