Gazetari Xhevdet Pozhari, i ka kërkuar ministrit të Shëndetësisë Arben Vitisë, që të tërhiqet nga gara për kreun e Komunës së Prishtinës.
Ai ka kërkuar nga Vitia që t’i kthejë rastet me Koronavirus në zero, përcjell Bota sot.
Pozhari ka theksuar se shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm se fitorja në Prishtinë.
Reagimi i Pozharit në Facebook:
Arben Vitia, ti s'duhet të bësh fushatë. Le të bëjnë të tjerët! Kthei numrat në zero.
Ma e rëndësishme se fitorja në Prishtinë, është mbrojtja e shëndetit të krejt njerëzve në Kosovë.