Jep dorëheqje edhe një figurë e PDK-së, kalon në Vetëvendosje

Aktuale

Jep dorëheqje edhe një figurë e PDK-së, kalon në Vetëvendosje

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 16:21
PDK

Ka dhënë dorëheqje kryetarja e Forumit të Gruas së PDK-së në Vushtrri, Gjylsime Feka-Ferati.

Në letrën e dorëheqjes, të cilën ua ka drejtuar strukturave të degës së PDK-së në Vushtrri, ajo i dëshiron kësaj partie reformim.

“Ju njoftoj se jap dorëheqje nga të gjitha funksionet e PDK-së Vushtrri, funksione këto që i kam ushtruar deri më tani. Ju dëshiroj, në radhë të parë shëndetin, suksese në punë e në çdo sferë tjetër të jetës. Harmoni, dashuri e respekt.

Dëshiroj zhvillim e prosperitet dhe reformim të partisë, meritokraci, që aq shumë është folur për këtë të fundit e aq pak ka ardhur në shprehje, dhe vizion të qartë për një shtet më të fortë e më të zhvilluar, ku do të mundnin të kenë hapësirë për veprim edhe ata që e lanë, e në mesin e tyre edhe tri vajzat e mia”, ka thënë Feka-Ferati në letrën e dorëheqjes.

Mësohet se Gjylsime Feka-Ferati aktivitetin e saj politik do ta vazhdojë në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ajo është në listën e kandidatëve të Vetëvendosjes për asamble Komunale në Vushtrri për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, ku mbanë numrin 18.

Image
Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat