Zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi, ka thënë se një person po e keqpërdor emrin e tij.
Ai ka njoftuar miqtë e tij se numri të cilin e ka publikuar në Facebook, nuk është i tij dhe se nuk e di kush është personi në fjalë, që po komunikon me ta.
Durmishi ka ftuar Policinë e Kosovës, që ta gjejë personin që po ia keqpërdor emrin, pasi ka thënë se nuk mund ta denoncoj në polici, meqë nëse ndodhet në pushime, përcjell Bota sot.
Njoftimi i tij në Facebook:
Të dashur miq,
Disa miq të mi më informuan se dikush po komunikon me ta në emër timin. Ky tipi në Ëhats app e ka foton time dhe ju shkruan shoqërisë sime.
Ju njoftoj të gjithëve se ky numër nuk është i imi dhe nuk e di kush është ky person, prandaj ju lutem që të mos komunikoni me të. Unë aktualisht jam në pushim me familjen time dhe nuk po kam mundësi që ta denoncoj në polici.
Përmes këtij postimi bëj thirrje në policinë e Kosovës që ta gjejnë personin që keqpërdor emrin tim.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/18/auto_235940858_10159924550814524_7903128733226334761_n1629309025.jpg)