Mbi 600 milionë euro qytetarët shpenzuan për dasma këtë verë

Aktuale

Mbi 600 milionë euro qytetarët shpenzuan për dasma këtë verë

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 20:22
Ilustrim

Dasmat janë lejuar të mbahen këtë sezonë nga Qeveria e Kosovës, për dallim prej vitit të kaluar kur u ndaluan shkaku i pandemisë Covid-19.

E shuma totale që pronarët e hoteleve po del të kenë arkëtuar nga mbajtja e tyre është dikund mbi 600 milionë euro.

Kjo sipas disa përllogaritjeve të bëra nga kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva.

“Jemi nis nga ajo, po mendoj, krejt totali i shpenzimeve që bëhet për dasma, duke marrë që kemi mbi 200 salla dasmash funksionale, ka raste që i bëjnë ka një ose 2 dasma, krejt shpenzimet sillen përmbi 600 milionë”, u shpreh Sogojeva .

Kjo vlerë, sipas ekonomistit Mustafë Kadriaj, do të ketë efektin e vet në ekonominë e vendit.

“Është një vlerë premtuese për ekonominë në vend. E them këtë per faktin që një vlerë prej 600 milionë euro do të tatohet tatimi ne Fitim, TVSh-ja, qiraja, taksat dhe shërbimet komunale”, u shpreh KadriaJ.

Mbi 5 mijë raste të reja me koronavirus janë shënuar në Kosovë në pesë ditët e fundit.

Pavarësisht rritjes enorme të rasteve, Ministria e Shëndetësisë, të martën mbrëma vendosi për lejimin e mbajtjes së dasmave. E sot i anuloi tërësisht ato. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat