Drejtori i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, Xhevat Jakupi, ka treguar se pse sipas tij, ka rritje alarmante të rasteve me COVID-19.
“Gjatë javëve të fundit, kemi pasë një largim të masave që kanë kufizuar grumbullimin e njerëzve dhe si pasojë e saj (grumbullimit të njerëzve në hapsira të mbyllura) pa përdorim të maskës dhe duke mos pasë distancën fizike dhe duke pasë hyrjen e variantit të ri Delta; të gjitha këto kanë rezultuar që gjatë ditëve të fundit të kemi një numër të konsiderueshëm të mijërave rasteve të regjistruara”.
Jakupi ka thënë që ardhjen e variantit të ri Delta dhe me grumbullimin masiv të njerëzve, kjo ka ndikuar që sipas tij, të kemi situatën që e kemi sot.
“Varianti Delta është i njëjtë, por pëson disa ndryshime në disa struktura që ne i quajmë antigjenike – në pjesë përbërëse të virusit. Këto mutacione, kanë ndikuar që virusi nëse është prezent në spërklat të cilat ne i marrim, ose në duart e papastra të ketë mundësi më lehtë të ngjitet dhe kjo nënkupton që është më infektiv”.
“Struktura e virusit ndikon në atë mënyrë që nuk është shumë qartë i vërejtur nga sistemi i jonë imunologjik dhe kjo ndikon që të kemi një marrje të infeksionit dhe shprehje të pasqyrës klinike me shenja të infeksionit. Ky kombimnim i bartjes më të lehtë të virusit ka ndikuar që të kemi një pasqyrë klinike të rëndë dhe poashtu të kemi një numër masiv të rasteve në Kosovë.