Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri i cili është kandidat përsëri i kësaj partie me Lëvizjen Vetëvendosje, po shpreson të fitojë bindshëm në këtë komunë.
Ai thotë se do ta fitojë Mitrovicën me 65% të votave.
Bahtiri e ka publikuar edhe një sondazh i cili ia konfirmon atë që e ka thënë.
“E kam thënë para emisionit, e potencova edhe gjatë emisionit se do të fitoj me 65% të votave në Mitrovicë.
Kështu doli edhe rezultati i votave të shikuesve të emisionit "Debat Plus".
65% për +4”, shkruan Bahtiri në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.